
Duke qënë se bota e Wordpress më tërheq shume u futa në punë edhe punova nje Theme për përdoruesit e Wordpress. Kjo është puna ime e parë kështu që mund të ketë ndonjë gabim apo vend për korrigjime të tjera.
Shpresoj që në një të ardhme të arrij të bëj e punime më të mira. Kodet e Wordpress tani kam filluar ti studioj edhe nuk kam ndonje eksperiencë të madhe, kështu që çdo ndihmë e juaja për mua është shumë domethënëse. Madje një ndihmë nga një Designer do më ishte shumë me vlerë duke qën se nga ajo anë jam icik si shumë mbrapa.
Theme që kam punuar unë quhet BlueLab edhe është a bazuar kryesisht tek ngjyra Blu. Gjithashtu me një Background me blu të hapur edhe me ngjyrën Gri si shtesë. Këto ngjyra mund të modifikohen lehtë në kodin CSS dhe të përshtaten sipas nevojës tuaj. Gjithashtu vlen për tu përmendur edhe 3 kolonat widget që janë të integruara në të. Dy prej tyre janë në anën e djathtë edhe njëra është në fillim të faqes. Edhe këto kolona mund të përshtaten sipas dëshirës tuaj e mund të modifikohen lehtë.
Kjo Theme është falas edhe mund të përdoret nga çdokush për çdolloj arsye. Vetëm shitja e themes nga persona të tretë nuk lejohet. Gjithashtu do më bëhesh shumë qefi nëse nuk do e hiqnit linkun e faqes time në fund ose nëse e hiqni atë të më veni një link në faqen tuaj.
Për çdo sugjerim apo pyetje jeni të lirë të shkruani tek komentet në mënyre që në vazhdim të përmirësoj punën time.
Gjithashtu keni edhe një Demo të BlueLab për të parë si duket.
Postime që mund të interesojnë:
Në një artikull më parë kisha vendosur disa Wordpress Themes që ishin premium edhe me pagesë, kurse në këtë artikull do te vendos ca themes që janë falas e që mund të përdoren nga të gjithë. Megjithëse janë ...
Duke lundruar diku në internet gjeta diçka me të vërtet interesante që do të gezoj çdo fëmije edhe pse jo persona në moshë më të madhe. Bëhet fjalë për 2 libra në version elektronik që mund të lexohen n ...
Për mendimin tim Wordpress është CMS-ja më e mirë momentalisht në qarkullim. Nga shumë prej jush njihet si një platformë për Blogje por me anë të Wordpress ju mund të bëni shumë faqe të tjera. Më poshtë do ...
Në këtë artikull do ju tregoj disa Premium Wordpress Themes të muajit Shtator. Bëhet fjalë për disa Template të reja edhe mjaft të lezetshme. Themes kushtojnë edhe pranë secilës keni cmimin edhe një link pë ...
Më në fund doli edhe versioni i ri i Wordpress. Bëhet fjalë për Wordpress 2.8 ose i quajtur Baker, ne bazë të një muzikanti të njohur. Në versionin e 2.8 vijnë një sërë risish të mëdha që lehtësojnë akoma ...























Urime Romeo!
Flm
Shpresoj qe ne te ardhmen te permiresohem me shume.
Romeo urime , per heren e pare kjo eshte perfect. Gjat punimit te dyte kombinoj fontet sepse duhet te jen me serioze. Te kisha preferu te bisedosh me Arttin rreth punimit te wordpress theme, ai ka punu me wordpress me shume…
Suksese…
Flm per keshillen. Un nga ana grafike edhe e shijeve jam keq prandaj do me pelqente nje designer qe te me jepte ndonje keshille. Puna fonteve ishte thjeshte nje pelqim i imi e besoj ai qe ka icik ide mbi CSS din si ndryshohen kollaj.
Shume flm edhe nje here per keshillat. Do e kem parasysh her tjeter.
per mendimin tim perfekt…
Flm per fjalet
me behet qefi qe te pelqen e kjo gje me shtyn te punoj akoma me tej…
un nuk e kam perdorur ndonjeher wordpress por ne pergj. si theme me duket e lezetcme perveç fotos te Tajvanit qe i ke ven ne header
ehehe flm per komentin, me then te drejten un e thash qe per grafik s’jam gje fare prandaj ate gjeta e ate vuna me pak fjale.. nese me del nje designer e me ndihmon ateher i mirepritur…
The First Wordpress Theme by Me -> http://www.romeolab.com/bluelab-theme/
Shum mire Romeo, me lejoni te beje nje pyetje pasi qe une nuk di shume mire ta mengagjoj nje faqe dhe kisha kerkuar se si ti a instaloj webit tim ate template ose ndonje tjeter..
P.s ja dhe webi im http://www.albeagle.tk
Eshte shume e thjeshte.-.. shkarkoje edhe e ke ne format .zip me duket.. pastaj bej extract ne Desktop… me vone te gjith folderin blulab ngarkohet tek wp-content -> themes apo templates si e ke… pastaj shko tek admini edhe tek themes.. aty zgjidh kete theme edhe bej activate…
avava se ki bere vet mos ja mbaj hapt e ke gjeneruar me artisteer..
po mir a? pse programi punoka me frymen e zotit kshu? Normal qe un e kam perdor programin e kam ber kete. Fundja un perdor kete program, tjetri perdor dreamweaver. Eshte deshira e secilit me perdor ate qe don edhe si e don. Keshtu qe gjersa programin e kam perdorur une edhe kam zgjedh menyren e rendeitjes, te ngjyrave, diwget , header etj etj, normal qe eshte puna ime. A se programi te jep nje dore e ti lehteson gjerat eshte pune tjeter por mos ja fusni kot.
E ti robo mos shkruj anonim po qite ftyren… apo ti o cun nga kosova e dike veten mjester? ehh…
Mundem ta vendos ne Webfaqen time ?
Admin te lutem Ngjite me Komentin me Lart !
Shtes : kam edhe nje vrejtje per Kategorit , nuk me pelqen aty ku jan vendosur , mendoj qe duhet te jet ne ball te webfaqes , mirpo ngjyrat ishin te pershtatura prefekt
Normalisht qe mund ta perdoresh per faqen tende cdo gje eshte falas. Per kategorite mund tia ndryshosh vendin pa problem edhe aty ku jan kategorite te vendosesh dicka tejter me ane te widget
bravo shume template e mir Romeo vetem vazhdo keshtu