Mënyra e të bërit rreklama online po ndryshon. Sot do ju tregoj një pikë shikimi të këtij fenomeni nga Patrick Gavin (themeluesi i Text Link Ads).
Si shiten rreklamat sot nëpër bloge?
Shumica e blogeve shesin rreklama në këto 3 menyra:
- Tarif fikse për 30 ditë:
Në diferenc të networkeve tipik që shesin me anë të CMP, blogerat preferojnë të shesin banner me një tarif fikse dhe për një kohë të caktuar.
- Banner prej 125 x 125 pixel:
Kjo tip rreklame është bërë pothuajse standart sepse i përshtatet çdo lloj template. Por problemi më i madh i këtyre bannerave 125 x 125 është që vizitorët i shohin shumë rrall. Ato gjënden në fakt pothuajse gjithmonë në sidebar të faqes së bashku me 4,5 apo 8 banner të tjerë, të cilët i bëjnë konkurim njëri-tjetrit për tërheqjen e vëmendjes së vizitorëve.
- Asnjë banner me feed RSS:
Shumë her në rreklamat e bloger nuk përfshihen nëpër Rss Feed. Normalisht lexuesit e RSS Feed janë ato me të apasionuarit e faqes dhe nuk është e drejtë t’i dërgosh me email rreklama dikujt që viziton rregullisht faqen tënde.
- 4 këshilla për të shitur rreklamat:
1. Blogerat duhet të fillojnë të mendojnë si mendojnë ato që kanë si profesion rreklamimin:
Këtu behet llaf për vendin, pozicionimit dhe për madhësinë e bannerave. Duhet të pyesni veten tuaj: nëse un do isha gati të paguaja për të marr trafik nga ky blog, do të zgjidhja një rreklamë të tillë?
2. Formati 125 x 125 nuk ka vdekur, por duhet të vendoset me kujdes afër bannerave të tjerë e në vënde të ndryshme:
Sugjerimi im është një banner 468 x 60 në fillim të faqes dhe një 300 x 250 në fund të çdo postimi. Çdo rreklamë duhet të dali 3 herë: në maj (me 468 x 60) majtas (me 125 x 125) dhe në çdo postim (me 300 x 250).
Bannerat që vendosen lart edhe poshte duhet të vendosen në menyrë që të ndërrohen her pas here (jo statik), kurse bannerat që janë 125 x 125 duhet të jen statik.
3. Shkruaj çdo muaj një postim për të falenderuar sponsorat:
Postimi për sponsorat ka 2 qëllime: a) të arrij lexuesit e RSS Feed (të cilët nuk shohin publicitetet e vendosura në faqen tënde) dhe b) të vendosësh lajmin në një zonë ku të gjithë mund ta lexojnë.
Normalisht postimi i sponsorave duhet të ketë logon e sponsorizuesit, një përshkrim për produktin edhe kodin e couponit rezervuar për lexuesit e faqes.
4. Bëhu kreativ:
Banneri duhet të tërheqi vëmendjen e vizitorëve dhe të përfshihet nga klikimet e tyre.
Të vendosni një call to action si “kliko këtu” mund të ndihmoj. Eshtë e rëndesishme të provoni tipa të ndryshme rreklamash dhe të kontrolloni CTR për të shikuar se cili banner funksionon më mirë. Edhe kur mendon se ke gjetur atë tësaktin, do të vesh re që me kalimin e kohës do të bëhet “shabllon” e kështu do të duhet ta ndërrosh. Një ndërrim 1 herë në muaj është i këshillueshëm.
via: TagliaBlog
Postime që mund të interesojnë:
Besoj nga titulli do e keni kuptuar për çfarë bëhet fjalë. Megjithatë un do ju jap disa shpjegime më shumë. RomeoLab.Com ka rreth 9 muaj online edhe po afron edhe 1 vjetori. Për këtë rast un dua të ndr ...
Blog.AL është shërbimi më i ri për krijimin e blogjeve tuaj bazuar në Wordpress. Këtu të gjitha gjërat janë në SHQIP. Thjeshtësia edhe mundësitë për të krijuar faqen tuaj janë të pafundme në këtë shërbim. V ...
Kohët e fundit kam vënë re nga ana e Shqiptarëve po hapen shumë Bloge edhe kjo gjë më pëlqen goxha. Sepse sa më shumë të punojmë ne aq më shumë pasurohet bota e internetit në Shqipëri e personat e ndryshë ...
Kësaj rralle dua t'ju lajmëroj për një shërbim të ri Shqiptar edhe unik për momentin (Shpresojmë që mos të shtohen kopjuesit!). Blog.Al është një faqe Shqiptare e cila përmbledh të gjithë blogjet Shqipta ...
Për të gjithë ato që ndjekin Blogun tim do e ken vën re që të gjitha postimet bëhen nga vet unë. Duke qënë se dua të lancoj edhe disa anë të tjera të blogut, atëher nuk do kisha shumë kohë ti tregoja një pë ...























Nje postim i ri ne BLOG:
http://tinyurl.com/9mkb55
Mesoni si te beni lek me rreklama!!
Nje postim i ri ne BLOG:
http://tinyurl.com/9mkb55
Mesoni si te beni lek me rreklama!!
Nje postim i ri ne BLOG:
http://tinyurl.com/9mkb55
Mesoni si te beni lek me rreklama!!
Pershkrim shume i mire se si duhet funksionuar sistemi i reklamimeve neper blogje. Problemi qendron se kompanite/biznesmenet shqiptare nuk jane te predispozuar per te reklamuar neper web faqe. Nga ketu, blogistat jane te detyruar te vendosin bannera te Adsense ose referaleve te tyre te kompanive ku mendojne se do te fitojne ndonje te mire (sic i paske vene edhe ti ne sidebar).
Eshte interesante fakti se kjo ndodh vetem te shqiptaret, sepse une ne kohen kur se bashku me nje mikun tim mbanim nje blog maqedonisht (tash vetem ai e ka, ne nje periudhe prej 1 vjet e gjysem kishim marreveshje me 7 kompani te cilat reklamonin ne blogun tone.
Une nuk kam pare qe nje kompani shqiptare te reklamon ne nje blog shqiptar, bile edhe ne ato faqet me te medha jane te pakta reklamimet. Si duket nuk e kane kuptuar rendesine e reklamimit online
Pershendetje mbreti3gut,
ajo qe ke thene eshte shume e drejte edhe un te njejtin mendim kam. Kompanite shqiptare ne nje fare menyre apo tjeter nuk duan te nxjerrin lek plus qe interneti nuk eshte aq i perhapur ne Shqiperi qe te rreklamojne edhe aty. Megjithate mendoj se me kalimin e viteve kjo gje do te ndryshoj goxha. Te pakten kshu shpresojme qe edhe ato faqe qe jan te mira te mund te financohen me ato rreklama sepse Adsense i Google nuk sjell ndonje fitim te madh edhe nuk eshte i mire te rreklamosh faqe te huaja kur mund te rreklamosh faqe Shqiptare.
Gjer tani puna jone pothuajse eshte “Falas” por un te pakten e shume te tjere besoj e bejne me pasion kete gje.
Po kur ta fut edhe ads, qe duhet te nxjerresh lek nga xhepi te mbash serverat(rasti im edhe i nje shokut tim)
Nje tjeter keshille qe kam une nga truni im per kete punen e reklamave….shih qe edhe ne adword qe kane vene shume shqiptare, besoj se aty humbasin(ads ka klike fake shume) thone qe ne http://www.shembull.com do te gjeni mp3, film, video, etj etj kan ik keto filozofira me kohe nga marketingu, mund te besh nje, Akoma se ke gjetur ate qe po kerkoje?Pse nuk provoni ketu?
Duhet te jesh sa me afer mendjes atij qe e sheh reklamen, se dihet kush e sheh kerkon dicka qe mund ta gjej.
Klini ketu ke shume te drejte. Gjithandej ne cdo fare shqiptare shef vetem shkarko mp3, shkarko filma.
Ideja jote eshte shume e mire e me duket eshte permendur edhe lart qe duhen shmangur keto textet shabllone e duhet gjetur dicka interesante qe te terheqi personat