Apple lancon Safari 4 Beta

Apple ka nxjerr në qarkullim versionin e Safari 4 për Mac/Windows. Versioni i ri ka një Nitro Javascript i cili shpejton ngarkimin e Javascript gjer në 4 herë më shpejtë se paraardhësi i tij Safari 3.

Apple gjithashtu pretendon se aplikacioni Nitro Javascript arrin të hapi të gjithë Javascript gjer në 30 herë më shpejtë se Internet Explorer 7 i Microsoft dhe 3 herë më shpejtë se Firefox 3. Gjithashtu thuhet se ngarkon faqet HTML 3 herë më shpejtë se IE 7 dhe Firefox.
Safari 4 përfshin të gjithë shërbimet e mëposhtëme:

  • Top Sites – shfaqja e faqeve më të vizituara në një tip muri, kështu që perdoruesit mund të kalojne tek faqja e tyre e preferuar vetëm me një klikim.
  • Full History Search – që do të thotë kërkim i plotë i “historisë” së shfletuesit tuaj. Përdoruesit mund të kërkojnë përmes titujve, adresave të webit, një teksti të paradhënë, faqet e fundit të vizituara dhe mund të kthehen shumë kollaj tek faqja që po shihnin më parë.
  • Cover Flow – që pretendon të bëj kërkimin në Web History edhe Bookmarks aq të thjeshtë e argëtues sa edhe kërkimi i albumeve në iTunes.
  • Tabs on Top -  vendosja e Tab në maj të shfletuesit, gjë që bën lundrimin në internet më të thjeshtë. Gjithashtu do të jenë të integruara edhe Drag-and-Drop për një menaxhim me të thjeshtë.
  • Smart Address Field – ky shërbim mundëson kompletimin e një adrese interneti që ju jeni duke e shkruajtur.
  • Smart Search Field -  ku përdoruesit  do të marrin sugjerime nga Google ose sugjerime nga kërkimet e fundit nëse janë duke kërkuar diçka.
  • Full Page Zoom – nënkupton zmadhimin  komplet të faqes, gjë e cila mundëson një shikim më të qartë e më të pastër, pa pasur humbje në cilësinë e layout apo tekstit.
  • Built-in Web Developer Tools to Debug – kjo nënkupton një sërë shërbimesh që mundësojnë përshtatjen sa më të mirë të shfletuesit.
  • Windows-Native Look for Windows – ky shërbim është për përdoruesit e Safari në Windows. Pra shfletuesi i përshtatet sistemit operativ ku është instaluar edhe merr paraqitjen e aplikacioneve të sistemit. E thënë ndryshe, nuk do të keni më paraqitjen e Safarit në stilin Apple kur ta keni instaluar në Windows.

Safarin mund ta shkarkoni duke klikuar këtu edhe risitë mund ti shikoni më të shtjelluara nëse klikoni këtu.

No comments yet.

Leave a Comment