Aplikacionet ne Facebook – Verifikimi tyre

Kohët e fundit Facebook po bëhet një mani për të gjithë, sidomos për të rinjtë. Gjëja që pëlqehet më shumë në Facebook janë aplikacionet e ndryshme me anë të cilave përdoruesit kalojnë kohën.

Këtu mund të përmendim shumë por nga më të veçuarit e nga më të përdorurit në përdoruesit Shqiptar janë Pokeri edhe quizet e ndryshme (Madje kohët e fundit kan nisur me krijuar quize për veten e tyre edhe në gjuhën Shqip).

Por një gjë duhet të kenë parasysh të gjithë. Pothuajse të gjithë aplikacionet janë të bërë nga persona të jashtëm edhe asnjë nuk të jep garanci nëse ato janë të sigurta apo jo. Shumë aplikacione përdoren nga persona të ndryshëm për të bërë rreklama apo për të vjedhur fjalëkalime të personave të tjerë. Kështu që nëse një aplikacion ju duket i çuditshëm hiqni dorë nga ai edhe mos e instaloni.

Pikërisht problemet e shumta që janë krijuar me këto lloj aplikimet kanë bërë administratorët e facebook që të mendojnë një zgjidhje. Zgjidhja konsiston pikërisht në verifikimin e aplikacioneve nga ana e stafit të Facebook. Mbasi ato te verifikohen marrin një “Button” si ai që shihni në figurë.

Rregjistrimi për të aplikuar për verifikim në Facebook ekziston që nga Nëntori edhe ka pasur shumë aplikime. Mbas gjithë këtyre muajve erdhi edhe koha që të pranohesh një aplikim e të verifikohesh nga Facebook.

Aplikacioni i parë që u pranua është CourseFeed. Ky është një aplikacion i cili ndihmon në gjetjen e shokëve të shkollës nëpër Facebook duke i grupuar ato më pas në një grup ku mund të shkëmbehen edhe mesazhe.

Duke kaluar prap tek tema jonë, këto aplikacione që pranohen në rrallë të parë paraqesin më shume siguri tek personat që e përdorin edhe në rrallë të dyt kanë më shume avantazhe si lajmërimet që mund të bëjnë etj. Pra ju nëse shihni një aplikacion me “Button” të tillë si në foto mund ta lejoni pa problem.

Gjithashtu edhe un kam një aplikacion ku kam integruar Blogun tim në Facebook. Më vonë do të tregoj si bëhen aplikimet për verifikim në mënyrë që të gjithë të interesuarit të bëjnë të tyren.

Trackbacks/Pingbacks

  1. RomeoLab - 19/05/2009

    Verifikim i aplikacioneve ne Facebook http://bit.ly/13CIlO

  2. RomeoLab - 19/05/2009

    Verifikim i aplikacioneve ne Facebook http://bit.ly/13CIlO

  3. romeolab - 19/05/2009

    Verifikim i aplikacioneve ne Facebook http://bit.ly/13CIlO

Leave a Comment