Alternativa per Adobe Reader

foxit reader Alternativa per Adobe ReaderAdobe Reader sa vjen edhe bëhet më e madhe edhe kërkon më shume resorse të kompjuterit tuaj. Dikur nga fillimet e saj   Adobe Reader isht vetëm 2 MB, kurse tani ka arritur gjer në 27 MB. Pas instalimit zen akoma më shumë vend duke arritur të krijoj rreth 48 dosje edhe 261 dokumenta që arrijnë tek  230 MB edhe që është jashtëzakonisht shumë për një program i cili shërben vetëm për të lexuar dokumentat PDF. Po të bësh një krahasim me RAM-in që zen Adobe në krahasim me alternativat, mund të themi që Adobe Reader don rreth 160% më shumë resursa se PDF Readerat e tjerë.

Po kush janë këto alternativa të Adobe Reader edhe ja vlejnë përdorimi i tyre?

Më poshtë keni disa të dhëna për këto programe edhe kush janë alternativat më të mira:

Le ti futemi pak më thellë programeve për të parë se çfarë janë në gjëndje për të bërë.

- SumatraPDF

SumatraPDF nuk është një Tool i cili nuk shërben për asgjë tjetër, veçse për hapjen e leximin e dokumentave PDF. Ka një madhësi prej 1,2 MB edhe mund të mbahet në çdo USB – Stick.

Përveç funksioneve: Kërko, Printo edhe Zoom me këtë program nuk mund të bëni asgjë tjetër. Mungesa e Tools të ndryshme bën që ky program të jetë shumë i shpejtë në përdorim edhe diçka perfekte për ato që duan vetëm të lexojnë dokumenta PDF.

Një problem të vogël ka ky program. Në Web sot aplikohen shumë formularët PDF. Me Adobe Reader ju mund ti plotësoni këto edhe ti printoni, gjë që nuk bëhet dot me SumatraPDF. Ju mund vetëm ti shikoni dokumentat por pa bërë gjë.

Gjatë shikimit të dokumentave Sumatrës i duhen afërsisht 20% më pak resourca se Adobe.

- Foxit

Foxit është programi që unë personalisht përdor edhe që jam goxha i kënaqur. Mbas shkarkimit ju mund ta përdorni direkt edhe pa e instaluar. Zën një hapësirë rreth 6,7 MB. Në pamje të parë Foxit ka lookun e Adobe Readerit edhe ngjason shumë me atë. Ndryshe nga konkurenti më lartë, Foxit ka të gjitha Tools e nevojshëm që ju duhen me punuar me dokumentat PDF, nga selektimi i teksteve e gjer te screenshoot që mund ti bëni dokumentave.

Edhe formularë online mund të plotësohen pa problem me këtë program, madje ka edhe një opsion që ruan automatikisht plotësimin e formularëve, gjë që ju kursen kohë kur duhet të plotësoni disa formularë të ndryshëm. Këto formular të ruajtur mund të shihen vetëm me Foxit edhe jo me Adobe Reader.

Kur e hapni për herë të parë programin, në krahun e djathtë sipër ju dalin disa rreklama. Por pa problem nëse shkoni tek View edhe hiqni grepin nga Advertisement, atëher këto rreklama nuk do ju shfaqen më.

Gjëja më e mirë e Foxit është se përdor jashtëzakonisht shumë pak resorsa të kompjuterit. Për hapjen e dokumentave të vegjël Adobes i duhen rreth 150% më shumë resorsa sesa Foxit, kurse për dokumentat e mëdha rreth 50% më shumë.

Pra si e shihni edhe vet ka një diferencë të madhe në shpejtësinë e përdorimit edhe në ngarkimin e kompjuterit tuaj. Si e thashë më lart un përdor Foxit edhe jam shumë i kënaqur. Kështu që jua këshilloj edhe juve.

6 Responses to “Alternativa per Adobe Reader”

  1. Art Ramadani
    21/06/2009 at 17:57 #

    Se din as ti sa me ke ndihmuar me kete artikull, ajo qe me duhej vertet kam nje ram te vogel edhe kur e kisha Adobe Reader mezi shkonte kompjuteri, e fshiva para disa diteve dhe kerkoja dicka me te vogel.
     

  2. Romeo
    21/06/2009 at 19:48 #

    Art Ramadani: Se din as ti sa me ke ndihmuar me kete artikull, ajo qe me duhej vertet kam nje ram te vogel edhe kur e kisha Adobe Reader mezi shkonte kompjuteri, e fshiva para disa diteve dhe kerkoja dicka me te vogel.

    Me behet qefi, un Pc e kam shume te mire e me ram 2 GB po prap hapja e Adobe me kerkonte disa sekonda, kurse me Foxit qe perdor hapen direkt e nuk me vonon fare

  3. alko
    21/06/2009 at 20:43 #

    Une përdori Evince, është shumë i shpejtë!

  4. Romeo
    21/06/2009 at 22:24 #

    alko: Une përdori Evince, është shumë i shpejtë!

    Besoj ky eshte nje perdorues per sistemin linux vetem apo jam gabim? sepse personalisht nuk e kam degjuar ndonjehere

  5. alko
    22/06/2009 at 17:59 #

    Romeo: Besoj ky eshte nje perdorues per sistemin linux vetem apo jam gabim? sepse personalisht nuk e kam degjuar ndonjehere

    Une perdor vetem GNU/Linux.
    …Ekziston edhe për sistemet tjera operative, si psh Solaris, BSD. Për windows më duket  nuk ekziston!

  6. sogladyouremine
    24/06/2009 at 01:23 #

    foxit eshte praktik dhe i mire, e kam perdorur per pak kohe derisa rastisa ne nje version te modifikuar te AR qe quhet Adobe Reader Lite – hapet shpejt, nuk harxhon shume burime te memorjes dhe nuk ze shume hapesire ne disk dhe per mendimin tim i paraqet me mire dokumentat se Foxit.
     

Leave a Comment