Lajmërim: Plugini kishte një Bug të vogël. Nuk të lente me hyrë në Panelin e Adminit. Të gjithë ato që kan shkarkuar pluginin dje edhe kanë këtë problem të fshijnë Pluginin nga FTP edhe ta shkarkojne prap nga këtu e ta instalojnë. Më falni për këtë gjë. Nëse konsistojnë prap probleme më kontaktoni. Falenderoj ALKO për sugjerimin e bërë.
Ky është një update i Pluginit Alsociable.
Me ndryshimet e reja nuk besoj se do e keni më atë problemin e UPDATE që mbasi e bënit nuk ju dilnin logot e faqeve Shqiptare. Gjithashtu janë shtuar edhe 2 faqe të reja në gjuhën Shqipe. Për më shumë informacione rreth këtij Plugini ju ftoj të shkoni tek postimi origjinal.
Ndryshimet që janë bërë në plugin janë këto:
- Nuk do ju shfaqet më që ka një update të ri plugini e mbasi e bëni atë nuk ju punon tamam
- Shtimi i dy faqeve të reja Shqiptare përsa i përket Social News: Votoje.Com edhe Lexoje.Com



Faleminderit Romeo,
Ky update ka ardhur ne momentin e duhur, ne castin e duhur
Te uroj suksese
Olgi
Mire ke be qe u bo update verzioni ri,te pershendes
Përshëndetje Romeo,
Unë e shkarkova këtë plugin dhe e instalova. Me versionin që kam (WordPress 2.7.1.), nuk funksiononte. Nuk mund të kyçesha pastaj si administartor në webfaqe!
…Shkarkova prej internetit sociable 3.1.1 dhe futa këto lidhjet që kishe bërë edhe ti dhe tash funksionon pa problem.
Kush ka patur të njëjtat probleme, pluginin e modifikuar mund ta shkakrkoni pluginin perseri.
alko
Shume flm Alko, fale teje e rregullova ate problem.. ishte dicka qe binte ne konflikt edhe me pluginin Wp Super Cache
Tani cdo gje punon tamam. Ate linkun nga faqja jote e hoqa sepse ishte edhe ne gjuhen angleze… edhe e bera update tek faqja ime edhe tani eshte cdo gje ok.
SHUME SHUME FLM per kete bug qe raportove sepse do me akuzonin kot robte qe i prisha faqen LOL
Respekte
Romeo
Romeo, Alko-ja te shpetoi psq sapo desha te te hudhem ne qafe se ma prishe faqen.
por e rregullova
Tani kerkoj prej teje qe te mi kompenzosh vizitat e humbura prej mbreme e deri ne kete moment!!!
ahahahahah cave si ka ndodh asgje.. cave i ka bllokuar vetem panelin e adminit.. ty te paska blloku faqen.. shyqyr qe me lajmeroi alko edhe e zgjidha direkt
Megjithate sic thash eshte nje konflikt qe nxjerr me nje plugin tjeter… ishalla te vjen ndonje vizitor nga faqja ime
S’ka përse!
Më vjen mirë që u zgjidh problemi. Sa i përket as lidhje që ke hequr; nuk ka problem!
Suksese!
Faleminderit Romeo.
Ke bere nje pune shume te mire dhe mjaft te cmueshme per te gjithe webmasterat shqiptar, e ne veqanti per ne qe kemi keto faqet e tipit social news.
Faleminderit dhe njehere.
Pershendetje Arjan,
flm per fjalet e mira qe me thua. Me behet qefi me te vertet e kjo gje me shtyn te punoj me tej
Eh mir, shqyryr e rregullove,
kur e pash ate versionin e ri ne blog me dilte nje ERROR, thash e honger dreqi!
Tash esht mir!
LOL me fal sepse nuk e bera me qellim ate gje… thjeshte edhe vet kisha nje problem e spo e kuptoja nga me vinte.. dmth nje pjese e blogut sme punonte.. fale alkos qe me tha qe eshte ai plugin.. hyra e pash e kisha ber dicka gabim.. besoj tani eshte ok por personalisht sdua kurre ti bej faqeve shqiptare keq
Faleminderit Romeo per pluginin. Tani sapo e azhurova dhe une tek http://www.blog.kosdir.com dhe shtova edhe 2 faqet e reja shqiptare per social news.
Me ne fund dhe plugin i pare shqipetar per WordPress, ke ber nje pune te shkelqyer, me behet qejfi…., bravo…
Ermali
Flm, fundja jam munduar me ber dicka me ja lehtesuar punen webmasterave shqiptar
Romeo vetem desha te te falenderoj per punen, tani e vendosa plugin ne muzikeshqip.net. Ke bere pune te mire.
Suksese,
Jetoni
E per qfar sherbern ky plugin ???
Ky plugin sherben per postimin e lajmeve tuaja ne faqet e social network. Nese ti ke nje blog wordpress ateher mund ti shtosh keto lajme ne social news networks edhe mund te marresh usera nga ato faqet…
Lexo me shume ketu http://www.romeolab.com/alsociable-plugin-shqip-per-wordpress/ per kete plugin
aha, faleminderit, e mesova
do e ve ne blogun tim
Cu be me kete plugin, ekziston per versionin 2.8 ?
Nuk punon ky versioni qe kam un me 2.8? Nese jo me thuaj qe te bej ndryshimet e duhura….