10 Programuesit “V.I.P”

computer programming 10 Programuesit V.I.P Në këtë postim do të listoj 10 personat më të rëndësishëm të botës së programimit. Persona që kanë ndryshuar shumë gjëra edhe pa të cilët shumë programe apo teknika ndërtimi faqesh nuk do të ekzistonin. Gjithashtu ato janë edhe nga personat më të pasur në botë.

timbernerslee 10 Programuesit V.I.P

1. Tim Berners-Lee

Ky është krijuesi i HTML (hyper text markup language) dhe i World Wide Web. Besoj pa punën e këtij personi nuk do të ishim këtu sot.

mattmullenweg 10 Programuesit V.I.P

2. Matt Mullenweg

Matt është themeluesi i platformë më të famshme për Blog, WordPress. Në vitin 2005 ai krijoi kompaninë Automattic e cila qëndron mbas WordPress edhe Akismet.

larrypage 10 Programuesit V.I.P

3. Larry Page

Larry është bashkëthemeluesi i Google bashkë me Sergey Brin. Ai është personi i 7 më i pasur në Amerikë edhe i 27 më i pasur në botë.

sergeybrin 10 Programuesit V.I.P

4. Sergey Brin

Gjysma tjetër që qëndron mbas Google. Në vitin 2008 sipas revistës Forbes u rëndit i 28. në 50 personat më të pasur në botë.

linustorvalds 10 Programuesit V.I.P

5. Linus Torvalds

Personi më i dashur në komunitetin Open Source. Ky është krijuesi i sistemit operativ të famshëm Linux. Sot ekzistojnë shumë versioni të këtij Sistemi Operativ.

dennisritchie 10 Programuesit V.I.P

6. Dennis Ritchie

Dennis njihet si krijuesi i gjuhës së programimit C edhe si një nga zhvilluesit e mëtejshëm të sistemit operativ Unix. Ka marr medalje të ndryshme për punën e tij.

briankernighan 10 Programuesit V.I.P

7. Brian Kernighan

Zhvilloi sistemin operativ Unix përkrah Ritchie edhe Thomson. Gjithashtu ka një dorë të mirë në krijimin e idene e WYSIWYG (what you see is what you get).

rasmuslerdorf 10 Programuesit V.I.P

8. Rasmus Lerdorf

Rasmus është krijuesi i gjuhës PHP. Dy versionet e para ai dha falas edhe më pas ndihmoi goxha në zhvillimin e versioneve të mëvonshëm.

jamesgosling 10 Programuesit V.I.P

9. James Gosling

James është një nga programuesit më të njohur. Ndryshe njihet edhe si babai i gjuhës së programimit Java. Tani është shkrues në disa artikuj teknik të Apple.

brendaneich 10 Programuesit V.I.P

10. Brendan Eich

Brendan është një tjetër programues i njohur. Gjithashtu është themeluesi i JavaScript. Momentalisht është Chief Technology Officer tek zyrat e Mozilla.

Posto këtë artikull në:
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Votoje
  • Postoje tek Kapsit
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Postoje tek Lexoje
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • Google Bookmarks
  • Technorati
  • Reddit
  • Twitter
  • StumbleUpon
  • Print this article!

Postime që mund të interesojnë:

  •  10 Programuesit V.I.P

    Real Football 2010 është një lojë e cila mund të luhet në iPhone ose në iPod Touch. Versioni 2010 u lëshua pas suksesit të madh që pati versioni i 2009. Falë një grafike të mirë kjo lojë tërheq shumë person ...

  •  10 Programuesit V.I.P

    Për shkak të kalimin në serverin e ri, kam humbur fatkeqësisht të gjithë postimet me foto të blogut tim. Më vjen vërtet keq por janë gjëra që ndodhin. Më poshtë po ju lë në shoqërinë e disa fotove që i nga ...

  •  10 Programuesit V.I.P

    Rreth 40 vjet më zbriti njeriu i parë (Neil Armstrong) në Hënë. Fjalët e tij, "Ky është një hap i vogël për një njeri, por një hap i madh për njerëzimin" , janë kthyer në një legjendë. Sot falë Google Moon, ...

  •  10 Programuesit V.I.P

    Kohët e fundit Facebook po bëhet një mani për të gjithë, sidomos për të rinjtë. Gjëja që pëlqehet më shumë në Facebook janë aplikacionet e ndryshme me anë të cilave përdoruesit kalojnë kohën. Këtu mund t ...

  •  10 Programuesit V.I.P

    Duke qënë se bota e Wordpress më tërheq shume u futa në punë edhe punova nje Theme për përdoruesit e Wordpress. Kjo është puna ime e parë kështu që mund të ketë ndonjë gabim apo vend për korrigjime të ...

13 Komente për “10 Programuesit “V.I.P””

  1. 1
    Blog Shqip thotë:

    [Blog] http://port.al/s/187 10 Programuesit V.I.P #shqiperia

  2. 2
    Mandi thotë:

    Romeo, ke marre shume persiper me kete shkrim! :)
    Mendoj qe ka shume vend per rishikim si renditje

    • 2.1
      Romeo thotë:

      Hi Mandi,
      ato numrat nuk jane renditje.. jan thjeshte per arsye listimi.. Pra nuk do te thote qe ai qe eshte ne vend te pare eshte me i rendesishmi.. Thjeshte zgjidha 10 persona qe kan dhen shume per programimin edhe kan ber te ndryshoj shume bota… Po se kush eshte me i “miri” nuk e percaktojne numrat.. :) Ndoshta po te kisha perdor nje “–” perpara do kishte qen me sakte e sdo sillte kshu keqkuptimesh.

  3. 3
    miri thotë:

    S’qenka ne liste mark zuckerberg? Apo ai eshte nxenes i ketyre…

    • 3.1
      Romeo thotë:

      Hmmm Mark Zuckenberg eshte person qe ka lindur Facebook nje platforme bazuar ne teknollogjine kryesore PHP. Por ka nje ndryshim te vogel sepse fb shihet me shume si nje mjet argetimi sesa si nje mjet pune ne ndihme te zhvillimit te komunitetit.. Smund te krahasohet shpikja e FB me vet shpikjen e PHP apo gjuheve te tjera te programimit. I vetmi qe eshte ne ate liste eshte krijuesi i WP sepse WP eshte nje platforme qe i ka hyr ne ndihme te gjitheve. Mgjth edhe Mark ndoshta duhet te jet ne liste po per mendimin tim ne 10 personat me ndikues nuk eshte.. Thjeshte mendimi im mos harro :)

  4. 4
    Romario thotë:

    Besoj se ai qe krijoi HTML edhe WWW eshte njeshi sepse sic e the edhe ti Romeo, pa ate nuk do ishim ketu edhe asnje nga keta te tjeret nuk do egzistonin ne punen e tyre. They would just go flipp burgers at MCDonalds. :D

  5. 5
    RomeoLab thotë:

    Postim i ri: 10 Programuesit “V.I.P” http://bit.ly/alnmQ8 – #shqip

  6. 6
    Jonian Dervishi thotë:

    s’besoj se ma merr per keq nese them qe nuk ke autoritetin e duhur per kete teme ? :(
    Jo se une e kam apo se mendoj ta kem por gjithsesi,

    Linus Torvalds NUK ka bere sistem operimi, ka bere thjesht nje cop kernel dhe kernel te gjej une me dhjetra…Per mendimin tim emri i tij duhet zevendesuar me Richard Stallman. (megjithese Stallman nuk eshte krijues i te gjithe paketes se GNU nje pjese te madhe te punes e ka bere ai…)

    Krijuesi i wordpress ne top 10? Asnjeher! Fakti qe ti je fan i WP nuk e ben ate nje nga 10 me te miret…

    Po krijuesi i C++ ? po ai i Visual Basic (qe megjithese duket si gjuhe “koti” eshte gjuhe e mrekullueshme per windows developers ?) etj etj

  7. 7
    Romeo thotë:

    Jono ste marr gje per keq un po he :)
    Thjeshte ky eshte blog personal edhe un jap mendimin tim… Per mua jan keto te 10… per ty ndoshta jan 10 komplet ndryshe. Nuk eshte e thene qe e thash un kete edhe u pre me thik :) Ka edhe plot te tjere… Si e the edhe vet ti vet krijuesit e gjuheve te tilla si Visual Basic etj jane per ne liste :)

  8. 8
    Argjend Dreshaj thotë:

    RT @RomeoLab: Postim i ri: 10 Programuesit “V.I.P” http://bit.ly/alnmQ8 – #shqip

  9. 9
    Rigon Camaj thotë:

    Pasi te gjithe po permendni dikend, mendoj qe personi i cili duhet shtuar ne kete liste eshte Marco Cantù i cili eshte nje “ekspert” ne Delphi si dhe krijuesi i librit Mastering Delphi :)

    Por sic e the edhe vet.. ka edhe shume te tjere… :)

  10. 10

    [...] 10 Programuesit “V.I.P” është një postim nga: RomeoLab.Com [...]

Komento:

  • Loading...
© Të gjithë të drejtat e mbrojtura | 2008 - 2009 RomeoLab.Com - Mobile - Privacy Policy - TOS - Hyrje