10 Keshilla perdorimi te .htaccess

Dokumenti .htaccess (Hypertext Access File) është një mjet për konfigurimin e webserverit Apache. Ky ështënjë dokument i thjeshtë i cili është i vendosur në root të faqes tuaj edhe që mund të ndryshohet me anë të një notepadi të thjeshtë. Më poshtë kam rënditur 10 këshilla se si ju mund të përdorni këtë dokument për të konfiguruar gjëra në serverin tuaj. Kujdes sepse dokumentet .htaccess janë shumë të ndjeshëm edhe një gabim i vogël sintaksoj mund t’ju shkaktoj edhe mos funksionimin e serverit.

Këshillat janë të nevojshme për persona fillestar që duan të rrisin sigurinë në faqen e tyre pa përdorur Plugin apo gjëra të ngjashme.

1. Krijimi i faqeve të gabimeve.

Faqet e gabimeve janë gjëra që i ndihmojnë vizitorët e thjeshtë të kuptojnë se ato kan bër një gabim në link apo që serveri nuk punon saktësisht. Për të bër ridrejtimin e tyre ne mund të përdorim .htaccess duke shtuar kodet e mëposhtëme:

ErrorDocument 401 /error/401.php
ErrorDocument  403 /error/403.php
ErrorDocument 404 /error/404.php
ErrorDocument  500 /error/500.php

2. Bllokimi i disa IP-ve

Nëse keni disa IP që ju bëjnë Spam ose që doni ti bllokoni, kjo është fare e thjeshtë me .htaccess. Duke parë që shumë persona ankohen nëpër forume Shqiptare se i klikojnë nëpër Google Adsense kot më kot, duke përdorë këtë mënyrë të bllokimit të IP ju nuk mund ti lejoni ato persona të vijnë në faqen tuaj.


allow from all
deny from 112.342.14.221
deny  from 112.14

3. Përcaktoni adresën e emailit të Administratorit të serverit.

Ju mund të përcaktoni adresën email të administratorit të serverit duke shtuar kohet e mëposhtëme:


ServerSignature EMail
SetEnv SERVER_ADMIN admin@domaini.com

4. Bllokimi i Hotlink

Ju mund të keni shumë imazhe në faqe edhe dikush tjetër mirë qe ju vjedh artikujt por edhe imazhet i linkon direkt nga faqja juaj. Kjo gjë ju shkakton ngadalësim të faqes edhe harxhim te bandwidth. Për të mbrojtur imazhet tuaja edhe që ti bëni tjetrit ti shfaqet një figurë (që vendosni ju cfare) kur ai linkon tek imazhet tuaja, vendosni kodni e mëposhtëm.


Options +FollowSymlinks
#  Mbroni Hotlink
RewriteEngine On
RewriteCond  %{HTTP_REFERER} !^$
RewriteCond %{HTTP_REFERER}  !^http://(www.)?domainijuaj.com/ [nc]
RewriteRule  .*.(gif|jpg|png)$ http://domainjuaj.com/img/imazhi_alternativ.png [nc]

5. Bllokoni useragents

Duke shtuar kodet e mëposhtëme ju mund të bllokoni të gjithë user agents që nuk doni të hyjnë në faqen tuaj. Poshtë keni një shembull kodi që bllokon, por ai mund të variojë në varësi të asaj që kërkoni të bllokoni.


## .htaccess Code :: FILLIMI
##  Bllokoni User Agents
SetEnvIfNoCase  user-Agent ^FrontPage [NC,OR]
SetEnvIfNoCase  user-Agent ^Java.* [NC,OR]
SetEnvIfNoCase user-Agent  ^Microsoft.URL [NC,OR]
SetEnvIfNoCase user-Agent  ^MSFrontPage [NC,OR]
SetEnvIfNoCase user-Agent  ^Offline.Explorer [NC,OR]
SetEnvIfNoCase user-Agent  ^[Ww]eb[Bb]andit [NC,OR]
SetEnvIfNoCase user-Agent  ^Zeus [NC]
<Limit GET POST HEAD>
Order  Allow,Deny
Allow from all
Deny  from env=bad_bot
</Limit>
##  .htaccess Code :: FUNDI

6. Drejtoi vizitorët tek një IP tjetër

Nëse ju doni ti drejtoni vizitorët diku në një faqe apo IP tjetër edhe ti jepni akses vetëm disa personave (ip) të caktuar, mund ti hidhni një sy kodit të mëposhtëm.


ErrorDocument 403  http://www.domainijuaj.com
Order deny,allow
Deny from all
Allow  from 123.45.67.890
Allow from 142.55.66.123

7. Hiqni pyetjen e shkarkimit

Normalisht kur ju shkarkoni dicka nga një faqe interneti del një tabelë e cila pyet nëse doni ta shkarkoni atë apo jo (ta ruani në pc). Për të hequr këtë lloj kërkese mund të përdorim kodin e mëposhtëm. Duhet të keni parasysh që nëse keni file extension të tjerë përvec atyre të listuar duhet ti shtoni në listë.


AddType application/octet-stream  .pdf
AddType application/octet-stream .zip
AddType  application/octet-stream .mov

8. Bllokoni hyrjet në dokumentin .htaccess

Ju mund të bllokoni të gjitha hyrjet në dokumentin .htaccess për të modifikuar atë. Në këtë rast në broswer personave do ti shfaqet një error 403


# siguro dokumentin htaccess
<Files  .htaccess>
order allow,deny
deny  from all
</Files>

9. Drejtoni një domain të vjetër tek një i ri.


#drejtoni domainin e vjeter tek i riu
RewriteEngine On
RewriteRule ^(.*)$  http://www.domainijuaj.com/$1 [R=301,L]

10. Vendosja e faqes default

Normalisht si default është index.html (.php) por nëse ju doni ta ndryshoni këtë atëher mund të përdorni kodin e mëposhtëm. Në rastin e treguar default page është info.html

# vendosni default page tuajen
DirectoryIndex info.html

9 Responses to “10 Keshilla perdorimi te .htaccess”

  1. Jonian Dervishi
    19/02/2010 at 13:00 #

    Shkrim interesant, per piken 8 besoj se nuk ka nevoje te mendojme sepse e kane ne konfigurimin e apache shumica….

  2. Romeo
    19/02/2010 at 13:57 #

    :) Yeah e drejte… por u know qe shumica sdin as me perdor cpanel :P kshu te pakten te vrasin icik trunin edhe e zgjidhin problemin…. Mos te hapin me tema kot me kot..

  3. Granit
    21/02/2010 at 14:21 #

    Artikull shume i mire dhe po pendohem qe nuk e kam lexuar me heret sepse qysh nga mbreme po vuaj nga .htaccess :( por kam shprese se se shpejti do te rregullohet :)

    Ajo cka deshta te te pyes ka lidhje me diqka jashte temes; perdor ndonje plugin apo e ka theme vet si opcion per te shtuar keto kodet sepse kam kohe qe kerkoj por nuk po mund ta gjej :)

    Graniti

  4. Romeo
    21/02/2010 at 14:28 #

    Hi Granit,

    plugini quhet Syntax Highlighter. Nese kerkon ka plot si ky. Une perdor ate te ber nga Viper007. Nese kerkon ne direktorine e plugineve do ta gjesh.

Trackbacks/Pingbacks

  1. RomeoLab - 19/02/2010

    Postim i ri: 10 Keshilla perdorimi te .htaccess http://bit.ly/aiJkwT – #shqip

  2. Blog Shqip - 19/02/2010

    [Blog] http://port.al/s/1aj 10 Keshilla perdorimi te .htaccess #shqiperia

  3. Granit Doshlaku - 19/02/2010

    RT @RomeoLab: Postim i ri: 10 Keshilla perdorimi te .htaccess http://bit.ly/aiJkwT – #shqip

  4. Valmir - 19/02/2010

    RT @RomeoLab: Postim i ri: 10 Keshilla perdorimi te .htaccess http://bit.ly/aiJkwT – #shqip

  5. 10 Keshilla perdorimi te .htaccess » Albania Searche Engine AlbPro - 22/02/2010

    [...] 10 Keshilla perdorimi te .htaccess është një postim nga: RomeoLab.Com [...]

Leave a Comment